Katër fitore të vendasve dhe një e ekipit mysafirë është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Kampionët në fuqi Golden State shënoi fitore të sigurt në përballjen me Memphis me rezultat 123-109. Lojtari i ndeshjes ishte Jordan Poole i cili realizoi 32 pikë.
Boston ka shënuar fitore kundër Milwaukee me rezultat të thellë 139-118, Tatum me 41 pikë i efikas te vendasit, ndërsa Antetokounmpo me 27 pikë ishte më efikas te skuadra mike.
Dallas në cilësinë e vendasit mundi Lakers 124-115. Donçiq me 32 pikë e Wood 30, ishin më efikas tek vendasit, ndërsa LeBron James realizoi 38 pikë për Lakers. Denver pas kohës shtesë fiton kundër Phoenix me rezultat 128-125. Jokiq realizoi një “triple double”, me 41 pikë, 15 kërcime e 15 asist. Fitoren e vetëme në transfertë e ka shënuar Philadelphia në transfertë me ekipin e Nju Jork-ut 119-112.
Rezultatet e sotme
Nju Jork – Philadelphia, 112-119
Dallas – Lakers, 124-115
Boston – Milwaukee, 139-118
Golden State – Memphis, 123-109
Denver – Phoenix, 128-125
Përgatiti: Shaban Sinani /KLanMacedonia/