50 serbë përfundojnë në spital | U helmuan nga përmbysja e vagonit me amoniak

Gjashtë pacientë janë pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Nishit në Serbi për shkak të pasojave të helmimit me amoniak që rrodhi nga një vagonë-cisternë, i cili doli jashtë binarëve të hekurudhës, përcjell Paparaci.

Gjithsej 51 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjersa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, raporton N1.

“Katër janë në repartin e reanimacionit dhe dy në departamentin e toksikologjisë. Të gjithë kanë parametra jetësorë të qëndrueshëm me simptoma irrituese dhe djegie të lehta kimike”, njoftoi spitali i Nishit duke njoftuar se deri më tani nuk ka pasur viktima.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share