Zjarr në një azil në Rusi, humbin jetën 20 persona

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në një pajisje ngrohëse

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në Rusi si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një azil. Sipas zyrtarëve rusë 6 persona të tjerë janë plagosur ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt në një pajisje ngrohje.

I gjithë kati i fundit i ndërtesës dykatëshe prej druri është shkrumbuar nga zjarri gjatë natës. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dhjetëra zjarrëfikës.

Agjencia ruse e lajmeve Tass bën me dije se ky azil funksiononte në mënyrë ilegale, por të tilla mësohet se ka shumë në Rusi. Duke qenë se janë të paregjistruara si të tilla ato konsideroheshin pronë private dhe nuk i nënshtroheshin inspektimeve të sigurisë.

Sakaq, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë ka nisur një hetim nga autoritet atje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share