Reperi maroken është i lumtur për rrugëtimin që ka bërë skuadra e vendit të lindjes
Skuadra e Marokut nuk mundi dot të prekte finalen e Kupës së Botës, por artisti French Montana siguroi që skuadra e këtij viti të mos harrohet duke i dedikuar një këngë.
Në videoklipin muzikor artisti shihet duke kënduar në arabisht ku shfaqen disa nga momentet më të mira të ekipit të Marokut në këtë Botëror.
Për artistin humbja e vendit të tij të lindjes ishte një fitore në vetvete.
“Nëse humbasin, ata ende fitojnë sepse Maroku nuk ka arritur kurrë kaq larg. Jam shumë krenar për këtë ekip dhe e quaj Marokun shtëpinë time”, u shpreh më herët artisti.
Dhe padyshim Maroku bëri histori ku mundi disa nga skuadrat në të mëdha në botë si Belgjika, Spanja dhe Portugalia.
Klan News