Detaje të reja janë zbardhur pas aksidentit tragjik në Itali ku humbi jetën 40 vjeçari shqiptar Alban Dushi.
Mediat italiane shkruajnë se Dushi po kthehej nga puna me mjetin e tij tip “Mercedez Benz” e cila pasi doli nga rruga, u përplas me një pemë.
Përplasja fatale ndodhi pak metra larg shtëpisë së tij ndërsa autoritetet thonë se i riu po kthehej në banesën ku jetonte prej disa javësh. Sipas hetimeve fillestare, 40 vjeçari i lindur në Shqipëri është përplasur në trotuar menjëherë pasi kanë kaluar dy gra, njëra prej të cilave u plagos lehtë nga përplasja.
Makina përfundoi e “mbërthyer” nga llamarinat ndërsa fatkeqësisht Albani ndërroi jetë në vend./tvklan.al