Eranda Libohova ka qenë këngëtarja speciale e mbrëmjes së sotme në “Zemër Luana”, ku veç atmosferës së krijuar me performancat e saj, ka dhuruar dhe një intervistë mjaft të veçantë. Moderatorja dhe autorja Luana Vjollca e ka ftuar Erandën në mes të skenës, duke i kërkuar që të zgjidhte një prej skuadrave që do të luante.
Eranda ka zbuluar se do të luante me “Luanët e verdhë”, skuadra që i përket Olsi Bylykut dhe për këtë ka një arsye shumë të veçantë. Eranda ka zbuluar se Olsi ka gjetur portofolin e Erandës në rrugë dhe ka vendosur ta telefonojë për t’ia kthyer mbrapsht. Kështu që Eranda e ka falenderuar live nga skena e “Zemër Luana”.
Vetë Olsi ka treguar se Eranda vjen shpesh në lagjen e tij, pasi ka një shoqe, kështu që thjesht rastisi të ishte kështu. Më tej Olsi dhe Eranda kanë zhvilluar lojën e këngëtares, ku i është përgjigjur një pyetësori me sinqeritetin më të madh./tvklan.al