Republikanët nuk do ta kenë nën kontroll të plotë kongresin amerikan për të paktën 2 vitet e ardhshme. Këtë e vulosi fitorja në balotazhin e të martës në Xhorxhia e Rafael Uornok, i cili siguroi mandatin e 51-të për partinë e tij në konsolidon shumicën e tyre në Senat. 53-vjeçari mundi rivalin republikan Hershell Uokër me një epërsi të ngushtë prej 1.6%.
Uoker, një ish-futbollist ishte mes kandidatëve të mbështetur nga Donald Tramp, ndaj dhe kjo humbje konsiderohet si një goditje për ish-presidentin dhe përpjekjet e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në 2024-ën.
Në zgjedhjet e 8 Nëntorit, republikanët u morën demokratëve kontrollin e dhomës së ulët në kongresit.
Një tjetër goditje, Tramp mori edhe nga Gjykata e Nju Jorkut që shpalli fajtore organizatën që mban mbiemrin e tij për evazion fiskal. Gjykatësit gjobitën me 1.6 milionë dollarë, organizatën për shmangie taksash dhe fshehje të ardhurash. Megjithatë, as vetë Tramp dhe as familjarët e tij nuk ndëshkohen personalisht nga ky vendim.
Tv Klan