Si asnjë program shqiptar më parë, “Zemër Luana” i dedikon program heronjëve të përditshmërisë!

Mbrëmja e sotme në “Zemër Luana” premton spektakël e super festë, këtë e tha edhe vetë autorja dhe moderatorja e programit, Luana Vjollca në rrjetet e saj sociale.

“Përherë jam dedikuar në emisionet e festave të Shqiperise por (sot) 21:00 ju pret festa më e madhe ndonjëherë!!!!”, u shpreh Luana në Instagram.

E pati të drejtë! Spektakli nisi menjëherë me një super mesazh të rëndësishëm e për tu duartrokitur.

Si asnjëherë më parë në një program shqiptar, hapja e spektaklit iu dedikua heronjëve të përditshmërisë, njerëzve që shpesh herë nuk u dihet për falenderim puna e palodhshme që bëjnë këtë vend, atdheun tonë.

Të gjithë profesionistët e profesioneve të punëve më dinjitoze u përfaqësuan sonte mbrëma në “Zemër Luana” si shenjë falenderimi nga autorja e programit Luana Vjollca./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share