Mbi 20 mijë njerëz humbën jetën nga i nxehti në Evropë

Franca renditet e para për shkak të temperaturave të larta

Më shumë se 20,000 njerëz humbën jetën në të gjithë Europën Perëndimore për shkak të valëve ekstreme të të nxehtit.

Sipas asaj që raporton “The Guardian” ndryshimet klimatike po kërcënojnë seriozisht jetën e njerëzve. Gjatë valëve të të nxehtit temperaturat tejkaluan 40 gradë Celsius në Londër, në disa qytete në Francën jugperëndimore arritën 42 gradë Celsius dhe Sevilja dhe Kordoba në Spanjë vendosën rekorde prej 44 gradë Celsius.

Grupi i shkencëtarëve Ëorld Ëeather Attribution zbuloi se temperatura të tilla të larta janë një tregues i qartë i ngrohjes globale. Në Angli dhe Uells u regjistruan 3,271 vdekje midis 1 Qershorit dhe 7 Shtatorit, 6.2% më e lartë se mesatarja pesëvjeçare.

Në Francë u identifikuan 10,420 vdekje gjatë muajve të verës, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia qeveritare shëndetësore. Një në katër prej këtyre vdekjeve, ndodhi gjatë një prej tre valëve të të nxehtit intensiv që goditën vendin pra 20% më e lartë se në vitet e mëparshme.

Gjithashtu edhe në Spanjë u regjistruan mbi 4 mijë vdekje si dhe në Gjermani rreth 4500 për shkak të temperaturave ekstreme. Ekspertët shprehen se valët e të nxehtit janë një nga kërcënimet më të mëdha që vijnë nga ndryshimet klimatike të cilat mund të intensifikohen gjatë viteve të ardhshme.

Një valë e të nxehtit në vitin 2003 shkaktoi më shumë se 70,000 vdekje në të gjithë Evropën, kryesisht në Francë, dhe bëri që shumë vende të zbatojnë masa të tilla si sistemet e paralajmërimit të hershëm. Për Organizata Botërore Meteorologjike tha këtë muaj se Evropa ishte ngrohur më shumë se dy herë më shumë se pjesa tjetër e botës gjatë tre dekadave të fundit, ndërsa Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus tha se vera e vitit 2022 ishte më e nxehta e regjistruar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share