“Qyteti i hapur 24 orë”, Nuk vlen për shoferët e autobusëve privat (VIDEO)

ARSOVSKA GJATË FUSHTATËS PËRKRAHU, NDËRSA TASH NUK PRANON TAKIM ME SHOFERËT

”Qyteti i hapur 24 orë shkruan në afishet e ngjitura para Qytetit të Shkupit. Por kjo nuk vlen edhe për shoferët e autobusave të cilët nga mëngjesi kërkojnë të takohen me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. E për dallim nga tash, Arsovska gjatë fushatës zgjedhore disa herë u takua me shoferët e autobusave privat. Këtë e bëri edhe para një viti ku premtoi se do t’u del në ndihmë, raporton Klan M.

“Do të intensifikohet bashkëpunimi me Shoqatën e transportuesve privat për realizimin е zgjidhjes efikase në komunikacion”.

Në vend se t’i pranojnë në takim, njëri prej të punësuarve provokonte shoferët.

“Kërkuam një takim në mënyrë të mirë, ju lutem mos provokoni kolegët. Ne kërkuam takim te shërbimet e qytetit. Ju lutem mos provokoni”

Disa autobusë i parkuan para Qytetit të Shkupit duke bllokuar njërën korsi, madje njëri nga autobusët mbante emrin e kryetares së qytetit të Shkupit, Arsovska.

“Erdhëm këtu që të kërkojmë në mënyrë kulutore dhe të civilizuar një takim me kryetaren Arsovska.  Mnendojmë që është e informuar gabimisht dhe dëshirojmë që t’i dëgjojë argumentet tona. Ne në këtë mënyrë e shprehim revoltën tonë e shkaktuar prej borxhit të madh që nuk na paguhet” – tha Kemo Muriq, shofer.

“E lusim kryetaren që ta rishqyrtoj vendimin dhe ta tërheq vendimin për ndërprerjen e kontratës. Ne nuk kemi rrugëdalje tjetër. Kjo ishte e vetjma ekzistencë për neve. Ne do të vazhdojmë ose me protestë apo me grevë” – tha Isen Halili, shofer.

Protesta paralajmërohen të premten ku do të bllokohen stacionet e pikënisjeve të Ndërrmarjes transportuse publike në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share