Dhjetë shpërthime në Beograd të Serbisë, banorët nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë

Dhjetë shpërthime janë dëgjuar gjatë ditës së martë në gjithë Beogradin e Ri të Serbisë.

Kështu së paku raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, nuk dihet nëse ky tingull i fortë dhe shurdhues ishte rezultat i një shpërthimi të kontrolluar apo të pakontrolluar, apo ishte diçka tjetër.

Veç kësaj, atje nuk ka pasur ndonjë stuhi dhe ushtria serbe nuk ka një stërvitje të organizuar në qytet.

“U dëgjuan disa shpërthime, të gjitha njëri pas tjetrit… I pari ishte më i forti, më dridheshin xhamat, u dëgjua edhe në Zharkovë dhe në Beogradin e Ri”, ka theksuar një banor për mediat serbe.

Ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se për momentin nuk kanë informacion për këto shpërthime dhe se verifikimi është në proces.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share