Shiten thuajse të gjitha biletat për Italinë

Interes i lartë për miqësoren e luksit në “Air Albania”

Biletat për ndeshjen Shqipëri-Itali mbaruan. Pikat e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania” mbyllën dyert. Shumë tifozë të cilët shpresonin deri mesditën e kësaj të marte për të patur mundësinë e ndjekjes së kësaj ndeshjeje në stadium mbetën të zhgënjyer.

Një interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve është parë në dy ditët e fundit. Sipas informacioneve nga biletaritë, vetëm gjatë së hënës dhe deri në mesditën e së martës janë shitur më shumë se gjysma e biletave për një stadium që mban 22500 shikues.

Një pjesë e mirë në shkallët e “Air Albania” do të jenë italianë që jetojnë në Shqipëri. Si ky zotëri këtu që shpreson që ndeshja të ndahet në paqe.

“Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Unë e bleva biletën dhe do të jem në stadium. Shpresoj të përfundojë në barazim”, u shpreh ai.

Janë të shumtë shqiptarët që bëjnë tifo për kombëtaren italiane, por në këtë ndeshje mbizotëron ndjenja kombëtare. Nga kampi kuqezi ka një tjetër largim. Kristal Abazaj i dëmtuar nuk ka qenë në gjendje të vijojë stërvitjen me përfaqësuesen.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share