Dhurata e pazakontë që mori French Montana për ditëlindje

Reperi maroken festoi ditëlindjen e 38-të të mërkurën mbrëma

French Montana mori një dhuratë mjaft të pazakontë për ditëlindjen e tij të 38-të, të cilën e festoi me një festë private të mbushur me shumë emra të njohur të shoubizit në Hidden Hills të mërkurën mbrëma.

Reperit maroken iu dhurua një deve nga shoku i tij Sëizz Beatz, i cili është bashkëshorti i këngëtares Alicia Keys.

Emra të tjerë të famshëm që ishin të pranishëm në festë ishin Vin Diesel, Nelly dhe Tiffany Haddish.

Muzikanti u shfaq pak i frikësuar nga deveja , pasi zgjati dorën për ta përkëdhelur, por më pas e tërhoqi shpejt dorën kur deveja bëri një lëvizje të papritur të kokës, në një video të shpërndarë nga TMZ .

Edhe pse devetë konsiderohen si kafshë shtëpiake ‘ekzotike’, ato janë në listën e kafshëve legale që njerzit mund të zotërojnë në Kaliforni, megjithëse rekomandohet që ato të kenë rreth një ose më shumë hektarë tokë për të jetuar. Deveja çuditërisht nuk ishte e vetmja kafshë e pranishme në festë.

French Montana ndau një sërë fotosh dhe videosh në Instagram nga nata, njëra prej të cilave përfshinte një balerinë e cila mbante një gjarpër të bardhë të mbështjellë rreth shpatullave të saj.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share