Pas denoncimit të KlanM, ekipet e N.P Hekurudhat – Infrastruktura regullojnë sinjalistikën në Saraj

Pas denoncimit të televizionit Klan Maqedoni se në Saraj si pasojë e mungesës së ndriçimit të semaforit, treni po rrezikon banorët e kësaj ane, kanë reaguar ekipet e N.P Hekurudhat – Infrastruktura.

Në pamjet e sigurara tashmë shihet se semafori që është aty pranë është funskional dhe se do të sinjalizon pjesëmarrësit tjerë në komunkacion për lëvizjet e trenit.

Në dy denoncimet që bëri Klan Maqedoni shihej se treni që kalonte përmes rrugës para fshatit Kondovë në Komunën e Sarajit, si pasoj e mungesësë së ndriçimit dhe traut mbrojtës rrezikonte sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, që për çdo ditë kalonin në këtë pjesë të rrugës që lidh fshatrat e Sarajit me Gjorçe Petrovin.

Për më tepër rreth kësaj problematike në edicionin qendror të lajmeve në KlanMaqedoni. / KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share