Edhe sot alarm për bombë në shkollën e mesme “Nikolla Karev”

Për të tretën ditë radhazi në gjimnazin “Nikola Karev” në Shkup është marrë njoftim për  bombë. Siç njofton MPB-ja, është raportuar se rreth orës 14:00 në adresën elektronike të shkollës së mesme është dërguar kërcënim për bombë. Nga atje njoftojnë se po marrin masa për evakuimin e nxënësve.

“Sot (28.10.2022) në SPB Shkup rreth orës 14:00 është raportuar se në adresën e emailit të një shkolle në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë merren masa për evakuimin e sigurt të nxënësve”, thonë nga MPB për Klan M.

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share