Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar komandantët rusë për sulmet në përpjekje për të kapur qytetin lindor, Bakhmut. Ky qytet, i cili ndodhet në rajonin e Donetskut dhe kishte një popullsi prej 70,000 banorësh të paraluftës, ka qenë qendra e sulmeve ruse për muaj të tërë.
Pavarësisht një përparimi të mundshëm ukrainas në qytetin kyç të Khersonit, Zelensky tha se sulmet ruse në këtë qytet nuk ndaluar asnjëherë. Marrja e Bakhmut do të ishte një fitore simbolike për Rusinë.
“Këtu është më e dukshme çmenduria e komandës ruse. Ditë pas dite, për muaj të tërë, ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes atje, duke përqendruar nivelin më të lartë të goditjeve të artilerisë”, tha Zelensky duke i quajtur sulmet ruse në frontin lindor një “çmenduri”.
Qyteti ndodhet në një rrugë kryesore që të çon në qytetet Sloviansk dhe Kramatorsk të kontrolluara nga ukrainasit. Ndërsa Rusia po lufton në qytete të tjera në Ukrainë, forcat e saj kanë bërë përparim rreth Bakhmutit në javët e fundit./tvklan.al