Bullgaria do të fillojë asgjësimin e rreth 19,000 pulave në një fermë industriale në jug të vendit, pas zbulimit të një lloji shumë ngjitës të gripit të shpendëve.
Kjo është epidemia e tretë në një fermë në fshatin Krivo Pole afër Haskovit në tre vitet e fundit, u tha gazetarëve drejtori i agjencisë rajonale të sigurisë ushqimore, raportoi Reuters.
Rreziku për njerëzit nga kjo sëmundje mendohet të jetë shumë i ulët. Megjithatë, ka pasur raste të infektimit tek njerëzit që kanë ngritur shqetësime te epidemiologët.