Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser bëri thirrje nga takimi në Berlin me ministrat e brendshëm ballkanike që të frenohet migrimi i paligjshëm përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike. Faeser tha se është një përgjegjësi e përbashkët e BE-se dhe shteteve ballkanike për të ndaluar hyrjet e paligjshme në mënyrë që të mund të vazhdohet të ndihmohen njerëzit që kanë nevojë urgjente për mbështetje humanitare.
Për të frenuar migracionin përmes rrugës ballkanike, në takimin e Berlinit u diskutuan një sërë masash me ministrat e brendshëm nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova , Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Këto masa përfshijnë përafrimin e politikës së vizave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së, luftimin e kontrabandës dhe sigurimin e mbrojtjes efektive të kufijve. Po kështu është folur për procedurat e kthimit të njerëzve nga ky rajon që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë më në BE në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre të pabazuara për azil.
Klan News