Rusia largon me forcë civilët nga Khersoni

SITUATA MBETET E VËSHTIRË PËR SHKAK TË KUNDËROFENSIVËS

Rusia ka nisur evakuimin e civilëve nga rajoni jugor Kherson pas paralajmërimit për një kundërofensivë ukrainase. Mediat ndërkombëtare flasin se boshatisja e qytetit vjen si pasojë se forcat ruse mund t’a bombardojnë vetë rajonin jugor. Një zyrtar ushtarak  i instaluar nga Rusia ka deklaruar si rrallë herë se situata është shumë e tensionuar.

 Dhjetëra mijëra civilë dhe zyrtarë të emëruar nga Rusia po zhvendosen nga rajoni jugor Kherson i Ukrainës përpara një ofensive. 50-60,000 civilë do të largoheshin nga katër qytete në bregun perëndimor të lumit Dnieper.

Mediat ndërkombëtare flasin se boshatisja e qytetit vjen si pasojë se forcat ruse mund t’a bombardojnë vetë rajonin jugor. Ukraina nga ana tjetër e cilëson si një deportim . Komandanti i forcave ruse në Ukrainë Sergei Surovikin në një deklaratë të rrallë ka bërë të ditur se situata në qytetin jugor të Khersonit është e vështirë dhe banorët duhet të evakuohen. Gjenerali tha se trupat ukrainase duke përdorur raketat Himars po godasin infrastrukturën dhe banesat e qytetit.

“Armiku vazhdimisht përpiqet të sulmojë pozicionet e trupave ruse. Ushtria ruse mbi të gjitha do të sigurojë evakuimin e sigurt të popullsisë të Khersonit. Ju lutemi merrni seriozisht fjalët e mia. Njerëzit në bregun perëndimor të lumit Dnipro në Ukrainë janë më të rrezikuarit. Në tërësi situata në Kherson është shumë e tensionuar”, deklaroi Sergei Surovikin.

Forcat ruse në rajonin e Khersonit janë tërhequr me 30 km në javët e fundit. Kherson është i vetmi rajon ukrainas që është pushtuar nga rusët. Kremlini tani pretendon se Kherson dhe tre rajone të tjera të Ukrainës janë pjesë e tij një pretendim i refuzuar ndërkombëtarisht.

Kievi kohët e fundit ka ndërprerë publikin e lajmeve në atë që po ndodh në Kherson. Në shumë media spekulohet se forcat ukrainase po ndërmarrin një ofensivë të madhe në rajonin jugor. Forcat ruse të instaluara në Kherson kanë paralajmëruar për një betejë të madhe në të ardhmen e afërt. Popullsia e Khersonit para luftës ishte gati 300,000, por zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth gjysma e këtij numri janë larguar nga qyteti.

Ndërkaq presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se 30% e termocentraleve të vendit të tij janë shkatërruar në tetë ditët e fundit. Më shumë se një mijë qytete dhe fshatra në të gjithë Ukrainën kanë mbetur pa energji pas sulmeve masive ruse. Zyrtarët ukrainas po nxitojnë që të riparojnë dëmet përpara se dimri të nisë për të siguruar energji për qytetarët.

Forcat ukrainase kanë rrëzuar 13 drone kamikaze mbi Mykoliav gjatë natës. Sipas zyrtarëve të sigurisë amerikane, Irani ka thelluar angazhimin e tij për të furnizuar me armë për sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke rënë dakord për të dërguar një grup raketash me rreze të mesme veprimi , si dhe një numër të madh dronësh. “Varësia e Rusisë nga dronët e prodhuar nga Irani e ekspozon Rusinë si “të falimentuar në aspektin ushtarak dhe politik”, ka bërë të ditur  presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy në fjalimin e tij. Ndërkaq Rusia ka militarizuar plotësisht termocentralin bërthamor të Zaporozhzhia dhe zonat përreth tij. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike  Rafael Grossi mbështet idenë e krijimit të një zone mbrojtëse të sigurisë.

Gazetare: Livia Kallfa

Lexo gjithashtu
Total
0
Share