Rama kritika ndaj BE për mungesën e solidaritetit

“Kërkojmë mbështetje për krizën energjetike”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Kongresin e Partisë së Socialistëve Europiane që po zhvillohet në Berlin se në kushtet e krizës energjetike, Europa e bashkuar nuk duhet që ta braktisë Ballkanin Perëndimor, si në rastin e pandemisë së koronavirusit.

“Ne kemi një eksperiencë të tmerrshme me Bashkimin Evropian. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd”.

Rama përmendi edhe sulmin e fundit kibernetik nga Irani, duke kërkuar edhe në fushën e sistemeve online bashkëpunim në nivel europian.

Kryeministri shqiptar ftoi liderët e së majtës evropianë që tani e tutje ta dëshmojnë solidaritetin me vendime konkrete.

“Ne u përfshimë nga një sulm i rëndë kibernetike nga Republika Islamike e Iranit, ky sulm donte shkatërrimin e plotë të sistemit tonë online, i cili është shumë i zhvilluar në vendin tonë”.

Partia e Socialistëve Europianë bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe partitë laburiste të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe si dhe partitë e majta të Ballkanit Perëndimor.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share