Kush do ta hapë ceremoninë e Kupës së Botës, Dua Lipa apo Shakira?

Mediat e huaja raportojnë se përveç dyshes mund të jetë pjesë edhe grupi BTS

Në Katar do të zhvillohet më  20 Nëntor Kupa e Botës.

Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave të ndryshme, Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes.

Sipas Total Reporter, këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës. Shakira  ka eksperiencë në evente të tilla, dhe më parë  ka interpretuar  këngët “Hips Don’t Lie” dhe “Ëaka Ëaka” në ceremoninë e hapjes është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha  sportive.

FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar do të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuadori, e para e turneut.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një këngëtare shqiptare performon për Kupën e Botës. Himni i Kupës së Botës’Live it up’   në vitin 2018  u këndua nga Era Istrefi, Ëill Smith dhe Nicky Jam.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share