Një helikopter që shërben për shuarjen e zjarreve në Greqi është rrëzuar në det pranë ishullit Samos. Në bordin e helikopterit ndodheshin 4 anëtarë ekuipazhi, 3 të huaj dhe 1 grek.
Helikopteri Mi8 mori pjesë në një operacion për shuarjen e një zjarri të madh në Samos. Në rrethana të paqarta u rrëzua në det.
Në mediat greke po qarkullon një foto e çasteve të fundit para se helikopteri të rrëzohej.
Katër anëtarët e ekuipazhit rezultojnë të zhdukur. Autoritetet greke kanë nisur ndërkohë një operacion të gjerë për gjetjen e të zhdukurve.
Vërtetësia e fotos së helikopterit para përplasjes në det nuk është konfirmuar nga autoritetet shtetërore të Greqisë. /tvklan.al