Rritet me 30% numri i vizitorëve në Shqipëri

Nuk mungojnë turistët nga Kina dhe India

Janë një grup mikeshash nga India që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e verës. Fillimisht u njohën me vendin përmes rrjeteve sociale, e me tej mungesa e kufizimeve antiCovid, i bindën për të qenë ky destinacioni i tyre final.

“Ne pamë në Instagram fotografitë e plazheve dhe vendosëm pa asnjë dyshim ta eksploronim Shqipërinë”.

“Në vendin tuaj mund të vijmë pa viza, nuk ka kufizime të pandemisë, kjo na e bëri më të lehtë zgjedhjen”.

“Këto 3 ditë kemi vizituar Tiranën, malin këtu afër, dhe jeta e natës më ka pëlqyer shumë”.

Gjithnjë e më shumë Shqipëria po pret turistë nga shtete të largëta, që shprehin dëshirën për t’u rikthyer sërish.

“Një shoqe e hallës sime që jeton këtu na foli rreth vendit tuaj. Doni të gjeni diell, plazh, histori, kultura të ndryshme, atëhere ejani në Shqipëri na tha. Do të rrimë 5 – 6 ditë!”.

“Jam nga Arabia Saudite. Lexova diku që organizohej një tur në Shqipëri dhe vendosa të vij. Po më pëlqen”.

Vetëm gjatë fundjavës që lamë pas nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyrë ne vendin tonë mbi 9000 persona, duke shënuar një rritje prej 30% krahasuar me fluksin e një viti më parë. Po ashtu në Portin e Sarandës kanë hyrë mbi 68 000 vizitorë të huaj, afro 24 % më shumë sesa Qershori i 2021.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share