BE merr vendimin: Portë USB-C për të gjitha pajisjet elektronike nga viti 2024

Përflitej prej disa kohësh dhe tashmë është marrë vendimi. Të gjitha pajisjet elektronike në Europë do të kenë të njëjtën portë karikimi, modulin USB-C.

Vendimi është marrë nga Komiteti i Tregut të Brendshëm të Parlamentit Europian. Ky vendim do të hyjë në fuqi nga Vjeshta e vitit 2024.

Karikuesi i përbashkët do të jetë për të gjithë telefonat inteligjentë, tabletat, kamerat dixhitale, konsolat e video-lojërave dhe çdo pajisje tjetër elektronike.

Tashmë prodhuesit e këtyre pajisjeve do të duhet që produktet e reja t’i përshtasin për tregun evropian me të njëjtën portë karikimi, USB-C.

Vjeshta e vitit 2024 është periudha kur parashikohet që Apple të hedhë në qarkullim iPhone 15 dhe ky model do të jetë i pari me portë karikimi USB-C. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share