Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, insistoi se Qeveria e tij kundërshton ngritjen e normave të interesit, teksa inflacioni në shtet ka arritur në nivelin më të lartë në pothuajse 25 vjet.
“Kjo Qeveri nuk do të rrisë normat e interesit. E kundërta, do t’i ulë ato”, tha Erdogan gjatë një adresimi televiziv të hënën pas mbledhjes së Qeverisë.
Banka Qendrore e Turqisë, që në parim është institucion i pavarur, do të mbajë mbledhjen e radhës më 23 qershor për të përcaktuar politikat e reja.
Por, deklaratat e Erdoganit vijnë pasi të dhënat zyrtare treguan se inflacioni në Turqi arriti në 73.5 për qind në maj, që është niveli më i lartë që nga viti 1998./REL